Miteva: Qeveria duhet të ndalojë me trysnitë ndaj SASHK

Maqedonia

Miteva: Qeveria duhet të ndalojë me trysnitë ndaj SASHK

Më: 25 prill 2022 Në ora: 13:38
Miteva

Zëdhënësja e OBRM-PDUKM-së, Marija Miteva u shpreh se qeveria vazhdon me trysnitë ndaj kuadrit mësimor.

“Vazhdojnë manipulimet e turpshme të LSDM-së se kanë investuar në procesin arsimor. Pikërisht eksperimentet e LSDM-së shkatërruan procesin arsimor dhe prishën imazhin e mësimdhënësve”, tha Miteva.

Ajo shtoi se në momentin kur LSDM thotë se mbron arsimit, kjo parti përdor kërcënime dhe trysni më brutale ndaj atyre që përdorin grevën.

“Po ashtu shohim edhe politizimin dhe partizimin e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë. Dimovski si lider sindikatash, shkoi në anën e qeverisë në vend që t’i mbrojë të drejtat e punëtorëve”, u shpreh Miteva.

Sipas saj, trysnitë dhe kërcënimet nuk arritën që të mos ketë grevë dhe përmes Darko Dimovskit përpiqen që t’i mashtrojnë profesorët dhe edukatoret.

“Qeveria e Kovaçevskit duhet t’i pranojë kërkesat e SASHK”, deklaroi mes tjerash Miteva.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat