Gjermania vazhdon të jetë një mbështetëse e fortë e rrugës evropiane të RMV-së

Maqedonia

Gjermania vazhdon të jetë një mbështetëse e fortë e rrugës evropiane të RMV-së

Më: 25 prill 2022 Në ora: 20:16
Foto nga takimi

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, gjatë vizitës së tij të punës në Berlin, sot në Bundestag realizoi takime me Michael Roth, kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Anton Hofrajter, kryetar i Komisionit për Çështje të BE-së, njoftojnë nga MPJ.

Në fokusin e bisedave ishte dosja evropiane e vendit tonë dhe nevoja për hapa vendimtarë nga BE-ja në lidhje me proceset integruese të vendeve të Ballkanit Perëndimor, nisur nga rreziqet e reja gjeopolitike në rajon.

“Me hapjen e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, BE-ja do të demonstrojë drejtimin e saj gjeostrategjik dhe rrjedhimisht do të forcojë arkitekturën e përbashkët evropiane të sigurisë”, tha ministri Osmani.

Nga bashkëbiseduesit u konfirmua angazhimi konzistent gjerman dhe mbështetja në rrugën evropiane te Maqedonisë së Veriut për të ruajtur kredibilitetin e Bashkimit Evropian në rajon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat