Osmani: Vonesa e rrugës evropiane mund të ketë pasoja të rënda rajonale

Maqedonia

Osmani: Vonesa e rrugës evropiane mund të ketë pasoja të rënda rajonale

Më: 26 prill 2022 Në ora: 13:56
Forumin për raportet ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot mori pjesë në Forumin për raportet ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit (EU meets Balkans), të organizuar nga ALDE -Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën, Këshilli Atlantik i Bullgarisë dhe Forumi Liberal Evropian që është bashkëfinancuar nga Parlamenti Evropian, në të cilin marrin pjesë politikanë, zyrtarë të lartë të BE-së si dhe ekspertë nga rajoni, njoftojnë nga MPJ.

Ministri Osmani u drejtua në panelin e titulluar “Përfitime nga integrimi”, në të cilin, në moderimin e ish Përfaqësueses së Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Frederica Mogherini, paraqitje patën edhe Ministrat e Punëve të Jashtme të Shqipërisë dhe Kosovës, Zëvendësministrat e Punëve të Jashtme të Bosnje dhe Hercegovinës dhe Turqisë dhe Komisionari i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Politikë të Fqinjësisë, Oliver Varhei.

Në paraqitjen e tij, Ministri Osmani iu referua momentumit aktual gjeopolitik në Evropë dhe efektit të tij me pasoja më të gjëra për Ballkanin në aspekt të sigurisë, stabilitetit dhe gjendjes ekonomike, si edhe në dritën e proceseve eurointegruese të shteteve të rajonit.

“Në javët e ardhshme, vendimet e sjella në nivel të BE-së do të jenë të një rëndësie thelbësore për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor dhe perspektivën e tij në BE. Çdo shtyrje e mëtejme në këtë rrugë mund të ketë pasoja serioze rajonale”, potencoi ministri Osmani.

Duke theksuar se integrimi evropian do të thotë ballafaqim më të mirë me sfidat përbashkëta dhe më e rëndësishmja, vulosje e përkatësisë në familjen e botës së lirë, demokratike dhe progresive, ministri Osmani theksoi:

“Përfitimet nga integrimi në BE janë të shumëfishta dhe i jetojmë gati 20 vjet, por ato duhet të vazhdojnë ,të kultivohen dhe të sillen në nivel më të lartë – fillimin e negociatave të anëtarësimit, që rrjedhimisht do të ketë efekt më të madh transformues dhe mobilizues”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat