Protesta para SASHK: Mësimdhënësit kërkojnë që greva të mos ndërpritet

Maqedonia

Protesta para SASHK: Mësimdhënësit kërkojnë që greva të mos ndërpritet

Më: 26 prill 2022 Në ora: 15:25
Protesta

Jo të gjithë pajtohen me marrëveshjen mes SASHK dhe qeverisë ku pagat në arsim u rritën për 12%.

Disa prej tyre mësimdhënësve protestuan para SASHK-ut me kërkesë që greva të vazhdojë.

Kryetari Jakim Nedellkov para mësimdhënësve u shpreh se asgjë nuk është vendosur, ndërsa sot në orën 16:00 ka takim ku SASHK do të vendosë nëse do të pranojë ofertën e qeverisë për 12% rritje të rrogave.

Kujtojmë se SASHK nga muaji mars kërkon rritje të pagave, ndërsa gjatë ditës së djeshme, në takim me kryeministrin, u dakorduan për 12% rritje të pagave, kurse SASHK kërkonte rritje prej 18.4%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat