OBRM-PDUKM: Të mos vidhej, LSDM tani me 900 milionë euro do të ndërtonte 200 kilometra autostradë

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Të mos vidhej, LSDM tani me 900 milionë euro do të ndërtonte 200 kilometra autostradë

Më: 27 prill 2022 Në ora: 10:08
OBRM-PDUKM

Përmes një komunikatë të partisë opozitare maqedonase thuhet se Kovaçevski e vjedh të ardhmen e vendit.

Sipas tyre, 900 milionë euro janë mjaftueshëm për tre autostrada, dhe se me këto para ka mundur të ndërtohen 200 kilometra autostradë.

“Me 900 milionë euro që Kovaçevski i shpenzon për mbulimin e paaftësisë së tyre, do të kishte autostradë nga Velesi, përmes Prilepit deri në Manastir dhe autostrada e dytë nga Gostivari deri në Kërçovë ose nga Shtipi deri në Strumicë’, thonë nga kjo parti.

Ata shtojnë se LSDM në vend të punës ka vjedhur dhe shpenzuan miliona në tenderë në HEC, te tenderët e Rashkovskit, marrëveshjet e Zekirit, marrëveshjet e Filipçe dhe Donçev si dhe bizneset e familjes Zaev.

“Krimi i LSDM-së tani i kushton Maqedonisë dhe qytetarëve 900 milionë euro, që në vend të 200 kilometrave autostradë shkojnë për tjetërsend”, thuhet në fund të komunikatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat