264 gjoba për tejkalim shpejtësie

Maqedonia

264 gjoba për tejkalim shpejtësie

Më: 27 prill 2022 Në ora: 10:16
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme vazhdoi me aksionet e përforcuara në fushën e komunikacionit.

Sipas njoftimit të policisë gjatë aksionit për gjobitjen e shoferëve që tejkalojnë shpejtësinë janë dënuar 264 shoferë.

“Prej tyre 17 automjete janë lëvizur me shpejtësi 50 kilometra më shumë se shpejtësia e lejuar, dhe 3 të tjera janë lëvizur me 70 kilometra më shumë se shpejtësia e lejuar. 81 shoferë kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, dhe 183të tjerë jashtë vendbanimit”, thonë nga policia.

Nga MPB shtojnë se aksionet e forcuara do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat