Regjistrohen 137 raste me COVID-19 në Maqedoni, humbin jetën 2 pacientë

Maqedonia

Regjistrohen 137 raste me COVID-19 në Maqedoni, humbin jetën 2 pacientë

Më: 29 prill 2022 Në ora: 16:40
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se sipas të dhënave të ISHP-së, gjatë 24 orëve të fundit nga 2.303 testime, janë regjistruar 137 raste me COVID-19.

Prej rasteve të reja 61 janë në Shkup, Manastir – 39, Shtip – 7, Kërçovë – 5, Kavadar, Resnjë dhe Berovë – 3, Prilep, Tetovë, Ohër, Gjevgjeli dhe Sveti. Nikollë – 2, Kumanovë, Veles, Gostivar, Koçan, Struga dhe Vinicë – nga 1.

Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 85 të shëruar dhe 2 të tjerë kanë humbur jetën.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë regjistruar 309.571 raste me COVID-19, ndërsa prej tyre 299.738 janë shëruar dhe 9.280 kanë humbur jetën. Momentalisht në Maqedoni ka 553 raste aktive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat