OBRM-PDUKM: Borxhi i ri prej 900 milionë eurosh do të jetë për likuiditet buxhetor, jo për zhvillim ekonomik

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Borxhi i ri prej 900 milionë eurosh do të jetë për likuiditet buxhetor, jo për zhvillim ekonomik

Më: 1 maj 2022 Në ora: 10:30
OBRM-PDUKM

Borxhi gjatë kësaj qeverie arriti në 60% të BPB-së ose mbi 7 miliardë euro. Sipas njoftimeve, do të vijojë një huamarrje e re prej 900 milionë eurosh, ku borxhi ndoshta do të kalojë 8 miliardë euro ose do të jetë rreth 65% e BPB-së. Këto gati një miliardë euro janë marrë për të ruajtur likuiditetin buxhetor, e jo për zhvillim ekonomik, thonë sot nga OBRM-PDUKM.

Nuk ka investime kapitale, nuk ka autostrada të reja, spitale klinike, infrastrukturë të konsiderueshme arsimore, thonë nga partia e Mickoskit, duke shtuar se përpos që nuk ka projekte infrastrukturore, ekonomia po përjeton një kolaps të plotë.

“Borxhi i shtetit po rritet, standardi i qytetarëve po bie ndjeshëm. Inflacioni ka ngrënë pagat, të cilat tashmë janë më të ulëtat në rajon. Vetëm në mars, inflacioni ishte 8.8%, ndërsa të gjitha mallrat bazë u rritën nga 30% në 100%”, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së.

Nga atje përsëri bëjnë thirrje për zgjedhje të parakohshme./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat