Qeveria e RMV-së: Rritja e pagës minimale dhe e diela ditë jo pune konfirmon se kujdesi për punëtorët është prioriteti ynë

Maqedonia

Qeveria e RMV-së: Rritja e pagës minimale dhe e diela ditë jo pune konfirmon se kujdesi për punëtorët është prioriteti ynë

Më: 1 maj 2022 Në ora: 13:09
Qeveria e RMV-së

Punëtorët janë forca lëvizëse e ekonomisë dhe zhvillimit shoqëror, kanë thënë nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punës.

Qeveria në urimin e festave në faqen e saj zyrtare në Facebook thekson se është aleat i punëtorëve për çdo çështje.

“Rritja historike e pagës minimale në 18.000 denarë dhe ligji për ditën e diel jopune konfirmon se kujdesi dhe përkrahja ndaj punëtorëve është prioriteti ynë”, thuhet në Qeveri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat