Në Mogillë është gjetur një granatë dore e Luftës së Parë Botërore

Maqedonia

Në Mogillë është gjetur një granatë dore e Luftës së Parë Botërore

Më: 2 maj 2022 Në ora: 17:26
Foto ilustrim

Ministria e Brendshme (MPB) njofton se në fshatin Çarlija e Poshtme, Komuna e Mogillës, është gjetur një granatë dore e Luftës së Parë Botërore.

Gjetja është denoncuar pasditen e djeshme në Policinë e Novacit.

Bomba u largua në mënyrë të sigurt nga një personel piroteknik i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Shpëtimit.

Kontrolli është kryer nga ekipi i Policisë së Novacit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat