LDM: Maqedonia t’i kërkojë NATO-s mbështetje për BE-në

Maqedonia

LDM: Maqedonia t’i kërkojë NATO-s mbështetje për BE-në

Më: 7 maj 2022 Në ora: 13:17
Foto ilustrim

Në kushtet e ndërtimit të unitetit ndërmjet NATO-s dhe Bashkimit Evropian, lidhur me pushtimin rus të Ukrainës, Qeveria e Maqedonisë e ka harmonizuar plotësisht politikën e saj të jashtme me politikat e NATO-s dhe BE-së. Nisur nga rirregullimet gjeostrategjike, Lidhja Demokratike i bën thirrje Qeverisë që të kërkojë mbështetjen e vendeve anëtare të NATO-s që janë edhe anëtare të BE-së, për të siguruar zhbllokimin në fillim të negociatave të Maqedonisë me Bashkimin Evropian.

Anëtarët me ndikim të BE-së, si Gjermania dhe Franca, mund ta bindin Bullgarinë që të heqë veton për fillimin e negociatave pa asnjë kusht dhe shantazh, sepse kërkesat e Sofjes zyrtare janë në kundërshtim me kriteret evropiane dhe anakronike në shekullin e 21-të.

Në të njëjtën kohë, shprehim rezerva për qëndrimet e shprehura nga lidershipi shtetëror-politik se ekziston një qëndrim i vetëm midis partive në pushtet dhe opozitës, që bullgarët të inkorporohen në Kushtetutë, si zëvendësim për fillimin e negociatave me BE-në, duke harruar maqedonasit në Bullgari.

Bashkimi Evropian – PO, shantazheve – JO, më në fund të sillemi si shtetarë dhe me dinjitet!”, thonë nga LD.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat