PTHP Maqedoni: Nuk ka të dhëna së përfaqësuesja e Eurovisionit kishte qëllim talljen me flamurin

Maqedonia

PTHP Maqedoni: Nuk ka të dhëna së përfaqësuesja e Eurovisionit kishte qëllim talljen me flamurin

Më: 9 maj 2022 Në ora: 14:31
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore Publike deri më tani nuk ka hapur lëndë për ngjarjen që bëri shumë zhurmë në opinionin maqedonas, e cila i referohet përfaqësueses së Eurovisionit, Andrea Koevska, e cila gjatë fotografisë mbrëmë, para gazetarëve dhe foto reporterëve në Torino të Italisë hodhi në dysheme flamurin shtetëror të Maqedonisë.

“Deri më tani nuk ka të dhëna se ngjarja kishte për qëllim ekspozimin e flamurit shtetëror për tallje”, thanë nga  prokuroria për “Slloboden Peçat”.

Kujtojmë se përfaqësuesja e Eurovisionit është shënjestër e një orteku kritikash pasi dje gjatë një fotosesioni hodhi flamurin e vogël prej letre.

Edhe pse ky u konsiderua si një veprim i pamatur, disa ekspertë vlerësojnë se artistja sigurisht se nuk e ka bërë me qëllim të keq apo me qëllim për të poshtëruar Maqedoninë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat