Përleshje fizike mes dy familjeve në Çair

Maqedonia

Përleshje fizike mes dy familjeve në Çair

Më: 12 maj 2022 Në ora: 18:33
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se pak pas mesnate është raportuar për përleshje fizike mes dy familjeve në Çair.

Nga MPB shtojnë se janë marrë masa për zbardhjen e plot të rastit.

“Më datë 12.05.2022 në ora 00.05 në Stacionin Policor Çair është raportuar se në rrugën “Brigada Maqedono-Kosovare”, për shkak të marrëdhënieve të prishura familjare, është prishur rendi dhe qetësia publike nga përleshja fizike ndërmjet I.S. (58) dhe S.R. (22), të dy nga Shkupi, nga njëra anë, dhe S.F. (60), Sh.F. (64), S.F. (33) dhe F.F. (46), të gjithë nga Shkupi, nga ana tjetër”.

“Në vendin e ngjarjes ka realizuar kontroll ekipi i SPB Shkup ndërsa po punohet për zbardhjen e rastit”, theksojnë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat