Infektologu shqiptar: Nuk ka nevojë për panik nga sëmundja lija e majmunëve

Maqedonia

Infektologu shqiptar: Nuk ka nevojë për panik nga sëmundja lija e majmunëve

Më: 24 maj 2022 Në ora: 20:50
Fadil Cana

Pas shumë sfidave me virusin Covid-19 i cili tani ka një numër më të ulët të infeksioneve në Evropë, lija e majmunëve është një tjetër sëmundje që po përhapet në Evropë.

Sipas infektologut Fadil Cana qytetarët nuk duhet të krijojnë panik.

“Kjo sëmundje është e njohur në fushën e infektologjisë dhe daton që nga viti 1958 kur u zbulua për herë të parë. Duke iu referuar të dhënave të deritanishme në mbarë botën, mendoj se nuk ka vend për panik tek qytetarët, edhe pse pas pandemisë Covid-19 në dy vitet e fundit vigjilenca për sëmundjet infektive është shumë më e lartë”, deklaroi Fadil Cana infektolog në Klinikën Infektive në Shkup, në një deklaratë për televizionin Klan Macedonia.

I pyetur se si transmetohet kjo sëmundje dhe cilat janë simptomat e para, infektologu Cana tregon mënyrat:.

“Sëmundja transmetohet nga kontakti i ngushtë, shumica e rasteve të raportuara të sëmundjes lija e majmunëve janë tek individë që ne me fjalor mjekësor i quajmë MCM”. Kjo sëmundje ka një periudhë inkubacioni 7-14 ditë me variabël që mund të jetë 5-20 ditë dhe manifestimi klinik është temperaturë, dhimbje koke, dhimbje muskulore, lifadenopati. Pas 1 deri në 3 ditë, në lëkurë shfaqen ndryshime, të cilat nisin nga skuqja fillestare”, deklaroi Fadil Cana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat