Aksident i rëndë në Shkup, vdes shoferi nga Kosova

Maqedonia

Aksident i rëndë në Shkup, vdes shoferi nga Kosova

Më: 30 maj 2022 Në ora: 15:35
Foto ilustrim

Një person ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur pas mesnate, saktësisht në 00:30 në autostradën në Shkup, afër kryqëzimit Mirkovci.

Automjeti “Volkswagen Golf” me targa të Kosovës i drejtuar nga H.C.(23) nga Republika e Kosovës ka dalë nga rruga.

Shoferi ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku nga Emergjenca mjekësore Shkup.

Kontrollin e ka kryer ekipi i SPB-së Shkup dhe me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat