Moti sot në Maqedoni

Maqedonia

Moti sot në Maqedoni

Më: 31 maj 2022 Në ora: 09:55
Foto ilustrim

Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell, me vranësira të vogla dhe me erë të lehtë nga drejtime të ndryshueshme.

Në orët e pasdites mund të ketë reshje të izoluara afatshkurtra dhe të rrëmbyeshme të shiut.

Temperaturat minimale do të lëvizin në intervalin prej 9 deri në 15 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë në 26 deri në 33 gradë.

UV indeksi do të jetë = 8

Në Shkup do të mbaj mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare.

Pasdite do të ketë kushte për reshje të shpejta të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima.

Temperatura minimale do të zbresë deri në 14 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 30 gradë.

Pason një periudhë me mot kryesisht stabil dhe i ngrohtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat