Lëvizja Besa: Qeveria nuk ka asnjë vizion për të zbutur shtrenjtimin e çmimeve

Maqedonia

Lëvizja Besa: Qeveria nuk ka asnjë vizion për të zbutur shtrenjtimin e çmimeve

Më: 1 qershor 2022 Në ora: 16:44
Lëvizja Besa

Lëvizja Besa ka reaguar në lidhje me rritjen e çmimeve, pas mos-vazhdimit të masave anti-krizë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Nga kjo parti thonë se masat e ndërmarra për zbutjen e krizës ekonomike që skaduan në mesnatë dëshmojnë se Qeveria po mundohet të mbajë shtetin “në aparate”.

“Populizmi afatshkurtë po dëmton rëndë ekonominë e vendit dhe fakti që në kohë nuk u vazhduan masat dhe nuk u propozuan hapa të tjerë konkret për zbutjen e krizës ekonomike dëshmon se shteti është para falimentimit dhe se arka e buxhetit është e zbrazur. Qeveria nuk ka asnjë vizion për të zbutur shtrenjtimin e çmimeve që nga produktet bazë deri te energjia elektrike dhe derivatet e naftës. Paratë e qytetarëve menaxhohen nga njerëz të papërgjegjshëm të cilët po varfërojnë për çdo ditë popullin dhe po zhytin shtetin në krizë të thellë”.

“Këtë gjë duhet urgjentisht ta ndalojme dhe fatin e popullit dhe gjeneratave të ardhshme mos të lejojmë të jetë në duart e Qeverisë aktuale, e cila është zhytur në krim dhe korrupsion. Shteti ka nevojë për njerëz të përgjegjshëm që do udhëheqin institucionet ndershëm dhe me transparencë, prandaj mënyra më e mirë për të ndalur këtë menaxhim të keq të financave të vendit duhet të shkohet sa më shpejt në zgjedhje të parakohshme parlamentare”, thonë nga Lëvizja Besa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat