Gençovska: Zgjidhja e çështjes Maqedoni-Bullgari nuk është afër, disa punë nuk mund të anashkalohen

Maqedonia

Gençovska: Zgjidhja e çështjes Maqedoni-Bullgari nuk është afër, disa punë nuk mund të anashkalohen

Më: 1 qershor 2022 Në ora: 17:27
Teodora Gençovska

“Çështja e Maqedonisë nuk mund të zgjidhet deri në fund të presidencës franceze të Këshillit të BE-së”, tha sot ministrja bullgare e Jashtme Teodora Gençovska, para mbledhjes së Komisionit për politikë të jashtme të Kuvendit të Bullgarisë.

Ajo pas takimit të javës së kaluar me liderët e koalicionit qeveritar nga kabineti i kryeministrit Kiril Petkov theksoi se ata “mbështeten” në Ministrinë e Punëve të Jashtme, por sipas saj, “ekipet e kryeministrit vazhdojnë të sabotojnë procesin në mënyra të ndryshme”.

“Ata po zhvillojnë bisedime me partnerët tanë të BE-së, ne po përpiqemi t’i zhvillojmë këto bisedime në mënyrë të pastër profesionale, por nga anash mësuam se paralelisht, edhe këshilltarët e kryeministrit janë përfshirë në proces”, tha ministrja e jashtme bullgare.

E pyetur nëse Petkov mund të “anashkaloj” Ministrinë e Jashtme lidhur me çështjen e Maqedonisë, Gençovska tha se “nuk kishte asnjë shans” që ajo të anashkalohej.

E pyetur nëse Ministria e Jashtme bullgare duhet të përgatisë një raport për progresin në marrëdhëniet mes dy vendeve, Gençovska tha se kjo mund të ndodhë nëse mbahet Këshilli dëgjimor i Sigurisë Kombëtare, i cili duhet të caktohet nga presidenti bullgar dhe ai duhet të kërkojë një raport të tillë nga Ministria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat