Vazhdon greva e të punësuarve në Zyrat e Librave Amë në Maqedoni

Maqedonia

Vazhdon greva e të punësuarve në Zyrat e Librave Amë në Maqedoni

Më: 2 qershor 2022 Në ora: 14:08
Foto ilustrim

Punonjësit e Zyrës së Regjistrimit dhe Librave Amë sot protestojnë para objektit “Maqedonia e Re” në Shkup ku edhe ndodhet selia e Zyrës.

Sipas informacioneve të MPB-së, komunikacioni rrugor në atë zonë do të jetë i bllokuar deri në ora 17:00.

Kryetari i sindikatës, Toni Millosheski në një prononcim tha se po protestojnë për shkak se punëtorët janë të revoltuar pas njoftimeve se do t’u shkurtohen pagat për periudhën derisa janë në grevë.

“Disa nga të punësuarit marrin pagë minimale prej 18.000 denarë dhe nëse edhe më tutje u reduktohen, atëherë çfarë do t’u mbetet? Në mesin e të punësuarve ka edhe prindër vetëushqyes”, tha Millosheski.

Greva në Zyrën e Regjistrimit vazhdon prej pesë javësh.

Sindikata arriti të harmonizojë me menaxhmentin e Zyrës një pjesë të madhe të qëndrimeve certifikpër marrëveshjen e re kolektive që duhet të nënshkruhet në nivel të punëdhënësit.

Marrëveshja kolektive harmonizon pagesën e trembëdhjetë K-15 në shumën prej 50 për qind të pagës mesatare, pagesën për punë ditëve të shtuna dhe shpërblimet jubilare.

Kërkesa e sindikatës për një rritje page 30 përqind mbetet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat