48 vjeçari nga Kumanova sulmon fizikisht nënën e tij

Maqedonia

48 vjeçari nga Kumanova sulmon fizikisht nënën e tij

Më: 2 qershor 2022 Në ora: 16:31
Foto ilustrim

Një 48 vjeçar nga Kumanova dje ka sulmuar fizikisht nënën e tij ndërsa më pas është ndaluar nga policia.

Informacioni është bërë i ditur nga Sektori për punë të Brendshme Kumanovë.

“Me datë 01.06.2022 në ora 14.40, zyrtarë policorë nga SPB Kumanovë e kanë arrestuar personin me iniciale B.G.(48 vjeçar) nga Kumanova për shkak se i njëjti ka sulmuar fizikisht nënën e tij në shtëpinë e familjes në Kumanovë”, njofton Sektori për Punë të Brendshme Kumanovë.

Nga SPB thonë se rasti po dokumentohet dhe do të ndërmerren masat e duhura ligjore ndaj 48 vjeçarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat