Angellov për zjarrin në Tetovë: Ndoshta kemi përdorur pajisje të vjetruara, por kemi parandaluar katastrofë të madhe

Maqedonia

Angellov për zjarrin në Tetovë: Ndoshta kemi përdorur pajisje të vjetruara, por kemi parandaluar katastrofë të madhe

Më: 2 qershor 2022 Në ora: 16:33
Stojançe Angellov

Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK) Stojançe Angellov, sot në konferencë për shtyp njoftoi se në shuarjen e zjarrit që shpërtheu në ish-fabrikën e duhanit në Tetovë, kanë qenë të angazhuar 216 persona, 2 helikopterë, 22 cisterna, 21 makina dhe tetë kamionçinë.

Angellov informoi se si pasojë e thithjes së tymit, 22 zjarrfikës nga Brigada e Tetovës kanë kërkuar ndihmë mjekësore, por tani ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

“Në shuarjen e zjarrit në Tetovë të gjithë kemi parandaluar katastrofë të madhe. Ndoshta pajisjet që i kemi përdorur nuk kanë qenë të mjaftueshme dhe të vjetra, por të gjithë kemi marrë pjesë në shuarjen e zjarrit. Në afërsi të fabrikës që u dogj, kishte tre cisterna të mëdha me nga gjashtë ton meta, ndërsa në vetë fabrikën enë me metilen”, tha Angellov.

Sipas Angelovit, nëse do të kishte shpërthim mund të rrezikohej jeta e të gjithë njerëzve që ndodheshin në fabrikë dhe morën pjesë në shuarjen e zjarrit, por edhe të gjithë qytetarëve që ndodheshin në atë zonë.

“Nga informacionet që kam jozyrtarisht, fabrika i ka të gjitha lejet e nevojshme. Por, pavarësisht kjo tregon se sa të rrezikshëm janë zjarret, edhe përkundër respektimit të të gjitha standardeve”, tha Angellov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat