Vajza me aftësi ndryshe shfrytëzohet seksualisht nga nëna dhe motra e saj

Maqedonia

Vajza me aftësi ndryshe shfrytëzohet seksualisht nga nëna dhe motra e saj

Më: 2 qershor 2022 Në ora: 16:34
Foto ilustrim

Nën akuzën për trafikim të qenieve njerëzore, gjashtë persona do të hetohen nga Prokuroria Themelore për Krim të Organizuar dhe korrupsion, për shkak se një vajzë me aftësi ndryshe është shitur për ofrim të shërbimeve seksuale nga nëna dhe motra e saj.

Nga Prokuroria thonë se “nga dhjetori i vitit 2021 e deri në prill të vitit 2022 nëna dhe motra e viktimës, gjegjësisht e akuzuara e tretë dhe e katërt në këtë rast, duke përdorur paaftësinë e vajzës si dhe duke keqpërdorur pozitën si familjarë të viktimës e kanë rekrutuar të njejtën tek disa persona të ndryshëm për të kryer shërbime seksuale”.

Nëna dhe motra, viktimën e kanë strehuar tek shtëpia e të akuzuarit të parë dhe të dytë për të ofruar shërbime seksuale për ta si dhe për persona të tjerë të paidentifikuar, në këmbim të pagesave.

Vajza me të cilën është abuzuar seksualisht, është gjetur nga zyrtarët policor të MPB-së në shtëpinë e të dyshuarit të gjashtë.

Aty është pranuar fakti se vajza po shfrytëzohet për shërbime seksuale në këmbim të pagesës prej 5000 denarë.

Prokuroria ka propozuar deri tek gjykatësit e procedurës paraprake në Gjykatën Penale të Shkupit që të dyshuarve t’u shqiptohet masa e paraburgimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat