Aziri: Po i presim rezultatet e Komisionit Evropian, pas datës 23 qershor kërkojmë zgjedhje të parakohshme

Maqedonia

Aziri: Po i presim rezultatet e Komisionit Evropian, pas datës 23 qershor kërkojmë zgjedhje të parakohshme

Më: 2 qershor 2022 Në ora: 17:36
Elmi Aziri

Aleanca për Shqiptarët do të pret vendimin e Komisionit Evropian për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe në rast se një vendim i tillë nuk ndodh, atëherë si parti politike do të japin ofertën e tyre politike për zgjedhje të parakohshme.

Deputeti i ASH-së, Elmi Aziri tha se pas 22-23 qershorit do të del projekti i Aleancës për Shqiptarët, siç tha ai për të nxjerrë të vërtetën që qytetarët e meritojnë.

“Kemi bërë të ditur se pas 22 dhe 23 qershorit, Aleanca për Shqiptarët do të dalë me projektin dhe propozimin e saj për aktivitetet e ardhshme por të intensifikuara, për të nxjerrë në sipërfaqe të vërtetën. Për të ofruar ofertën e saj për qytetarët dhe për të kërkuar zgjedhje të parakohshme parlamentare”, tha deputeti i ASH-së Elmi Aziri në konferencën e sotme për media në Kuvend.

Aziri tha se qytetarët kanë arsye të shumta për të kërkuar largimin e këtij pushteti.

“Qytetarët janë dëshmitarë se përfaqësuesit ndërkombëtarë në vend kanë filluar të flasin me zë të lartë për shkallën e politizimit të institucioneve, veçanërisht gjyqësorit, korrupsionit të lartë, mungesës së vullnetit të institucioneve për të luftuar korrupsionin etj. Këto janë gjëra të mjaftueshme për Aleancën për Shqiptarët që të kërkojmë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Njoftohet publiku se Aleanca për Shqiptarët respekton nivelin e tensionuar të ngjarjeve rajonale dhe globale dhe në këtë kuadër i kemi dhënë prioritet Samitit të Komisionit Evropian që do të mbahet më 22 dhe 23 qershor. Lutjet tona drejtuar Republikës së Bullgarisë janë që të heqë veton dhe të japë një sinjal të fortë shprese për qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, se dyert e Bashkimit Evropian janë të hapura për qytetarët e këtij vendi“, tha Aziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat