Zgjidhet një gjyqtar i ri në Gjykatën Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut

Maqedonia

Zgjidhet një gjyqtar i ri në Gjykatën Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut

Më: 2 qershor 2022 Në ora: 19:17
Foto ilustrim

Komisioni Parlamentar për Zgjedhjet dhe Emërimet pasditen e sotme ka miratuar propozimin që Fatmir Skenderi të zgjidhet gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryetarja e Komisionit Marija Georgievska pas votimit të propozimit e ndërpreu seancën dhe vazhdimin e saj e caktoi për nesër në ora 11:00.

Ai vjen me sugjerim të koalicionit qeverisës dhe disa nga deputetët e opozitës kanë bërë sërish vërejtje pasi nuk ka kaluar propozimi që kandidatët për gjyqtarë kushtetues të paraqiten personalisht në komision.

Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime në fillim të seancës, pas më shumë se një ore punë, nuk e filloi debatin për nëntë kandidatët e propozuar për gjyqtarë kushtetues. Deputetët debatuan për propozimin e OBRM-PDUKM-së për përfaqësim të veçantë të kandidatëve para deputetëve, i cili u mbivotua.

Komisioni do të përcaktojë edhe dy kandidatë për gjyqtarë kushtetues, ndërsa debati do të vazhdojë nesër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat