Atanasov: Kuvendi kombëtar do të vendosë nëse mund të hiqet vetoja për Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Atanasov: Kuvendi kombëtar do të vendosë nëse mund të hiqet vetoja për Maqedoninë e Veriut

Më: 2 qershor 2022 Në ora: 20:21
Foto ilustrim

Bashkëkryetari i partisë Bullgaria Demokratike, që është pjesë e koalicionit qeverisës bullgar, Atanas Atanasov, tha se Kuvendi Kombëtar do të vendos nëse do të hiqet vetoja e Bullgarisë për Maqedoninë e Veriut.

Siç njoftoi korrespondenti i AIM-s nga Sofja, Atanasov për “BTV” tha se si përkrahës i bindjeve euroatlantike, mendon se Bullgaria duhet të jetë e rrethuar nga aleatë.

Bullgaria është e interesuar për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE, por sipas tij për momentin nuk ka kushte për një gjë të tillë.

Atanasov beson se vetë Maqedonia e Veriut nuk ka treguar sjellje konstruktive, ndërsa në Kuvendin kombëtar nuk ka shumicë që kjo të ndodhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat