Kovaçevski: Të qëndrojmë të qetë dhe dinjitoz, ndërsa me autorët do të merren institucionet

Maqedonia

Kovaçevski: Të qëndrojmë të qetë dhe dinjitoz, ndërsa me autorët do të merren institucionet

Më: 4 qershor 2022 Në ora: 14:14
Dimitar Kovaçevski

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski e dënoi djegien e objektit të Qendrës Kulturore bullgare në Manastir.

“Në shekullin e 21-të me djegie nuk arrihet asgjë. I kam dhënë udhëzime të qarta institucioneve kompetente për zbardhjen e menjëhershme të rastit.

Provokime të tilla nxitëse kanë për qëllim prishjen e marrëdhënieve mes popullit maqedonas dhe bullgar.

Andaj ju bëj thirrje të gjithëve që të qëndrojmë të qetë dhe dinjitoz dhe me autorët do të merren institucionet”, tha Kryeministri.

Më herët, si presidenti Pendarovski ashtu edhe Ministria e Jashtme e Maqedonisë e dënuan incidentin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat