Ryshfetit në “Bllacë”, Spasovski: Do të ketë edhe përgjegjësi materiale

Maqedonia

Ryshfetit në “Bllacë”, Spasovski: Do të ketë edhe përgjegjësi materiale

Më: 7 qershor 2022 Në ora: 13:52
Ryshfetit në “Bllacë”, Spasovski: Do të ketë edhe përgjegjësi materiale

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski thotë se kontrolli i brendshëm pranë MPB-së po punon në lidhje me rastin për ryshfet në vendkalimin kufitar “Bllacë”.

Spasovski tha se përveç përgjegjësisë disiplinore, ndaj zyrtarëve policorë do të ketë përgjegjësi materiale, ndërkaq për përgjegjësi penale tha se duhet të vendos Prokuroria dhe gjykata.

Zyrtarët policorë që bënë vepër penale rreth ryshfetit, për ta janë parashtruar kallëzime penale përkatëse, janë suspenduar nga vendi i punës.

Për të gjithë zyrtarët policorë, dmth atje punon kontrolli i brendshëm, rreth shkatërrimit të mjeteve për punë, për këtë ekzistojnë rregullore, udhëzime, si dhe në çfarë mënyre përdoren mjetet dhe gjithsesi se përveç përgjegjësisë disiplinore do të ketë edhe përgjegjësi materiale”, tha mes tjerash Spasovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat