Angellov: Klubi “Vanço Mihajllov” u hap që të digjet

Maqedonia

Angellov: Klubi “Vanço Mihajllov” u hap që të digjet

Më: 7 qershor 2022 Në ora: 20:27
Stojançe Angellov

Drejtori i QMK-së dhe kryetari i partisë “Dinjiteti”, Stojançe Angellov, konsideron se shumica e qytetarëve e arsyetojnë djegien e klubit bullgar “Vanço Mihajlov” në Manastir.

“Ky klub u hap me këtë qëllim, që t’i vihej flaka dhe të thyhej. Synimi i autoriteteve bullgare ishte që t’i vihej zjarri. Zgjedhja e një personi të diskutueshëm që në fillim është provokim. Lambe si i ri për arsyet e tij të njohura i vuri flakën. Emri “Vanço Mihajlov” është pjesë e historisë sonë dhe një nga kryetarët e OBRM-së. Ai është paraardhësi i Ljubço Georgievskit, nëse llogariten kongreset e OBRM-PDUKM-së”, tha Angelov në emisionin “Vetëm e vërteta”.

Sipas tij, nëse nuk do të ishte këngëtari Lambe Alabakovski, dikush tjetër do t’i nënshtrohej provokimit.

“Dëmi do të ishte më i madh nëse nuk do të lejohej hapja e klubit me një emër të tillë. Tani faji është individual. Alabakovski nuk duhej ta bëjë këtë. Unë e justifikoj revoltën e tij, por jo mënyrën se si reagoi. Ne jemi shtet dhe kemi mekanizma për t’i zgjidhur këto çështje madhore”, shtoi Angelov.

Ndryshe, klubi bullgar me emrin kontestues për maqedonasit “Vanço Mihajllov” u hap para disa javësh në Manastir, ndërsa pati reagime të mëdha në opinionin në vend pse u lejua një gjë e tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat