Ministri Tupançeski thotë se gjykimet online në Maqedoni po bëhen realitet

Maqedonia

Ministri Tupançeski thotë se gjykimet online në Maqedoni po bëhen realitet

Më: 12 qershor 2022 Në ora: 23:35
Foto nga vendi i ngjarjes

Gjykimet online po bëhen realitet, ato do të reduktojnë korrupsionin dhe do të rrisin transparencën”.

Këtë e tha sot ministri i drejtësisë Nikola Tupançeski në Konferencën ndërkombëtare mbi digjitalizimin e gjyqësorit të mbajtur në Ohër. Sipas Tupançeskit, digjitalizimi i plotë do të realizohet në mbi 186 salla të gjykimit në 34 gjykata.

Qytetarët shpeshherë e perceptojnë drejtësinë e vonuar si padrejtësinë më të madhe dhe digjitalizimi në gjyqësor do të përshpejtojë procedurat në të gjitha nivelet, do të lehtësojë dorëzimin e provave dhe dokumenteve, komunikimin ndërmjet palëve të interesuara dhe institucioneve dhe do të rrisë sigurinë juridike dhe besimin e qytetarëve në gjyqësor”.

Periudha në të cilën jetojmë, e veçanërisht dy vitet e fundit të pandemisë, izolimit dhe shërbimeve të reduktuara për qytetarët në të gjitha sferat, na kanë konfirmuar edhe një herë se progresi digjital duhet të vihet maksimalisht në funksion të përmirësimit të jetës së qytetarëve”, tha ministri Tupançeski.

Ai informoi se në vitin 2022 për digjitalizim në gjyqësor janë paraparë 130 milionë denarë, prej të cilave 90 milionë denarë për blerjen e serverëve të rinj për 24 gjykata dhe Këshillin Gjyqësor, 20 milionë denarë për pajisjen e sallave të gjyqit për të siguruar funksionalitetin e pajisjeve audio dhe vizuale, regjistrimin e seancave gjyqësore dhe 20 milionë denarë për blerjen e kompjuterëve, printerëve dhe skanerëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat