ZZHTI e prezantoi zonën e re zhvillimore ekonomike – Shkup 3

Maqedonia

ZZHTI e prezantoi zonën e re zhvillimore ekonomike – Shkup 3

Më: 14 qershor 2022 Në ora: 17:13
Jovan Despotovski

Zona Zhvillimore Teknologjike Industriale – ZZHTI, sot e prezantoi zonën e re zhvillimore ekonomike – Shkup 3. Drejtori i ZZHTI-së, Jovan Despotovski, në konferencën e sotme për shtyp, deklaroi se zona e re zhvillimore teknologjike industriale do të ketë koncept të ri të funksionimit me fokus të plotë në teknologjitë e larta.

“Qëllimi dhe studimi tregoi, është të gjenerohen investime mbi 850 milionë euro në dhjetë vitet e ardhshme, synimi është sigurisht që të sjellim kompani apo të zhvillojmë kompani që do të fokusohen ekskluzivisht në teknologjitë e larta dhe qëllimi është normal jo vetëm të krijojmë të ardhura të larta për njerëzit që do të angazhohen atje, dhe bëhet fjalë për rreth 4.5 deri në 5,5 mijë të rinj që pritet të angazhohen brenda këtyre kapaciteteve, por të gjenerojnë të ardhura për të gjithë bashkëqytetarët tanë përmes pagave në buxhet”, tha Despotovski.

Ai shtoi se qëllimi i zonës së re zhvillimore teknologjike industriale është në një sipërfaqe prej afërsisht 45 hektarësh pranë kryeqytetit për të shfrytëzuar me mençuri resurset që posedon shteti, pra të rinjtë dhe kapacitetet intelektuale, të cilat ai theksoi se janë të padiskutueshme.

“Synimi jonë dhe e kemi vendosur që në fillim të këtij mandati, është që përfitimet, pra përfitimet e zonave zhvillimore teknologjike industriale të mos jenë të qasshme vetëm për kompanitë e huaja, të mos jenë të qasshme vetëm për punonjësit në ato kompani, por të jenë të qasshme për një rreth të gjerë qytetarëve të vendit tonë”, deklaroi Despotovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat