Pendarovski-Pahor: Fillimi i negociatave me Maqedoninë e Veriut duhet të jetë imperativ për BE-në

Maqedonia

Pendarovski-Pahor: Fillimi i negociatave me Maqedoninë e Veriut duhet të jetë imperativ për BE-në

Më: 16 qershor 2022 Në ora: 16:58
Pendarovski dhe Pahor

Presidenti Stevo Pendarovski sot në Ohër ka takuar presidentin e Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor, në kuadër të Forumit për Dialog të Prespës, i cili mbahet nën patronatin e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga 16 deri më 18 qershor 2022.

Në takim u konfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale pa çështje të hapura, të bazuara në miqësinë tradicionale, e cila këtë vit u shënua solemnisht me rastin e 30 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Sllovenisë.

Presidenti Pendarovski e përshëndeti formimin e qeverisë së re sllovene, duke theksuar bindjen se aleanca e fortë strategjike, partneriteti dhe bashkëpunimi afatgjatë konstruktiv mes dy vendeve do të vazhdojnë.

Ai falënderoi Slloveninë për mbështetjen e vazhdueshme dypalëshe, rajonale dhe shumëpalëshe, veçanërisht me zë të lartë gjatë presidencës sllovene të Këshillit të BE-së.

“Prioriteti i çështjes së integrimeve evropiane të rajonit është vazhdimisht në agjendën e politikës së jashtme sllovene, tha presidenti Pendarovski./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat