Moti sot me diell dhe vranësira të vogla lokale

Maqedonia

Moti sot me diell dhe vranësira të vogla lokale

Më: 19 qershor 2022 Në ora: 09:46
Foto ilustrim

Në Maqedoninë e Veriut sot do të mbaj mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare lokale dhe pasdite në pjesët juglindore do të ketë kushte për reshje të rrëmbyeshme shiu.

Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare kryesisht nga verilindja.

Temperaturat minimale do të lëvizin në intervalin prej 8 deri në 16 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë në 25 deri në 32 gradë.

UV indeksi do të jetë = 8

Në Shkup do të mbaj mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare verilindore.

Temperatura minimale do të zbresë deri në 12 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 31 gradë.

Ditëve në vijim pason një periudhë moti më e qëndrueshme.

Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të vranësirave dhe rritje graduale të temperaturave ditore.

Kushtet për paraqitjen e reshjeve të rrëmbyeshme afatshkurtëra vende-vende dhe me shtrëngata do të jenë nesër në pjesën juglindore, por edhe ditën e martë kur gjatë ditës do të fryjë erë më e fortë veriperëndimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat