Maqedoni: Viti shkollor 2021/2022 numëron 261 nxënës përsëritës

Maqedonia

Maqedoni: Viti shkollor 2021/2022 numëron 261 nxënës përsëritës

Më: 19 qershor 2022 Në ora: 18:35
Ilustrim

Enti Shtetërorë për Statistika ka publikuar numrin e nxënësve të cilët janë përsëritës të ndonjë viti shkollor, gjegjësisht nuk kanë kaluar vitin paraprak shkollor dhe detyrohen që të njejtin ta përsërisin.

Në vitin e kaluar shkollor, 2020/2021 janë regjistruar 118 nxënës që kanë përsëritur vitin, ndërsa në vitin shkollor 2021/2022 ky numër është 261.

Nëse shikoni shifrat e publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikave, vërehet se këtë vit numri i përsëritësve është më i lartë, edhe pse nga viti në vit numri total i nxënësve shënon ulje.

Në vitin shkollor 2017/2018 ishin 187 nxënës përsëritës, ndërsa në vitin 2018/2019 – 194 përsëritës, në 2019/2020 – 260 përsëritës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat