Kryeministrja e Finlandës sot për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Kryeministrja e Finlandës sot për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Më: 20 qershor 2022 Në ora: 08:56
Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin

Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin sot do të qëndrojë për vizitë njëditore në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Sipas agjendës, kryeministrja e Finlandës Marin do të pritet para Qeverisë me nderime shtetërore nga kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Pas çka do të ketë takim bilateral të dy delegacioneve.

Ndërkohë që konferenca e përbashkët për media e kryeministrit Kovaçevski dhe kryeministrit Marin është paralajmëruar në ora 15:15.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat