OBRM-PDUKM: Qeveria po e lejon bullgarizimin e Maqedonisë, e ka pranuar propozimin francez

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Qeveria po e lejon bullgarizimin e Maqedonisë, e ka pranuar propozimin francez

Më: 21 qershor 2022 Në ora: 17:19
Foto ilustrim

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, duke u bazuar në informacione që i kanë marrë si parti, thonë se në kanalet për komunikim mes Ministrisë së Jashtme të Maqedonisë dhe Francës është miratuar propozimi francez për zgjidhjen e kontestit.

Nga kjo parti thonë se Qeveria e LSDM-së po e lejon bullgarizimin e Maqedonisë.

“Qeveria e Maqedonisë është pajtuar me propozimin e fundit katastrofik për Maqedoninë. A heshtja e qeverisë për këtë propozim është për faktin se për shkak ata tashmë e kanë pranuar? Le të thonë publikisht se çfarë qëndrimi kanë. A janë të vetëdijshëm se nëse e kanë marrë propozimin, i cili i përmban të gjitha kërkesat bullgare, bëjnë tradhti të re kombëtare?”

“Publikisht të thonë nëse Koveçevski është pajtuar me bullgarizimin e Maqedonisë? Propozimi i cili i ka të gjitha kërkesat bullgare në kornizën për bisedime më hyrje në BE është me aminin e autoriteteve të Maqedonisë”, deklaroi Ivica Tomovski nga OBRM-PDUKM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat