93 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni

Maqedonia

93 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni

Më: 23 qershor 2022 Në ora: 15:59
Foto ilustrim

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë kryer 777 testime për Covid-19, dhe janë regjistruar 93 raste të reja.

Shkup – 52, Ohër – 13, Manastir, Kavadar dhe Shtip – nga 4, Prilep – 3, Kumanovë, Tetovë, Koçan dhe Resnjë – nga 2, Veles, Gostivar, Strumicë, Berovë dhe Makedonski Brod – nga 1.

Nga numri total i pozitivëve (93), janë regjistruar 20 riinfeksione.

Janë shëruar 14 pacientë.

Gjatë 24 orëve të fundit nuk është raportuar për persona të vdekur.

Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 2.074.909 testime për Covid-19.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 313.252, numri i të shëruarve është 303.410, numri i të vdekurve është 9.322 si dhe numri i rasteve aktive është 520.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat