LSDM: U fundosën të gjitha gënjeshtrat e Mickoskit, OBRM-PDUKM-së dhe partnerit të tyre prorus

Maqedonia

LSDM: U fundosën të gjitha gënjeshtrat e Mickoskit, OBRM-PDUKM-së dhe partnerit të tyre prorus

Më: 23 qershor 2022 Në ora: 20:13
LSDM

Sot u fundosën të gjitha gënjeshtrat e forta që përhapi OBRM-PDUKM Është fundosur edhe një Titanik i OBRM-PDUKM-së, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Së bashku me partnerin e tyre pro-rus të koalicionit të Majtën, të përqafuar në shkatërrim dhe dëshirën për të dëmtuar vendin dhe popullin e tyre. Me ditë të tëra Hristijan Mickoski, Dimitar Apasiev dhe zyrtarë të shumtë të OBRM-PDUKM-së dhe të Majtës përhapnin gënjeshtra se shteti do të bullgarizohet, se gjuha dhe identiteti janë shitur, qëllimisht dhe me tendencë kanë krijuar histeri në opinion për të dëmtuar pozitat shtetërore. Me këto gënjeshtra të fabrikuara Mickoski dhe OBRM-PDUKM kanë rënë aq poshtë sa nuk kanë fytyrë as të kerkojne falje.

Prandaj janë opozitë dhe do te mbesin në opozitë edhe per një kohë të gjatë.

Kryetari i LSDM-së dhe i Qeverisë Dimitar Kovaçevski u tregua si një shtetar, tregoi se si mbrohet interesi kombëtar dhe shtetëror, si mbrohet dinjiteti kombëtar i popullit maqedonas”, thonë nga LSDM

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat