Kryeministri Kovaçevski nesër pret në takim Ziadin Selën

Maqedonia

Kryeministri Kovaçevski nesër pret në takim Ziadin Selën

Më: 3 korrik 2022 Në ora: 18:10
Ziadin Sela

Kryemnistri i vendit Dimitar Kovaçevski në konferencën e stome për shtyp njoftoi se gjatë ditës së nesërme do të takohet me kreun e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.

Kovaçevski tha se takimi do të bëhet në kuadër të konsultimit të gjërë mbi propozimin e ri francez për zgjidhjen e çështjes me Bullgarinë, respektivisht për hapjen e rrugës evropaien të vendit.

“Ka mbetur për konsultime edhe një pjesë e partive opozitare. Unë mëngjesin e sotëm kisha telefonatë me zotëri Ziadin Selën, kështu që me siguri nesër do të takohemi, bashkë me zv/kryeministrin për Çështje Evropiane, që ti prezantohet dhe shpjegohet në të gjitha pjesët propozimin që e kemi në tavolinë”, deklaroi Kovaçevski.

“Takimet janë rezultat i një sërë ideve të planifikuara konsultative me liderët e opozitës, si pjesë e konsultimit të gjerë për propozimin e presidencës franceze”, njoftoi Qeveria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat