LSM në pritje të rritjes së pagës, vendimi për protestat nesër

Maqedonia

LSM në pritje të rritjes së pagës, vendimi për protestat nesër

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 22:25
Foto ilustrim

Lidhja e Sindikatave nesër do të vendosë, nëse do të vazhdojë me protestat para institucioneve, duke kërkuar rritje të pagave për 2800 denarë, të cilën qeveria ende nuk ua siguron ligjërisht.

Ndërkohë punonjësit e administratës vijojnë grevat e përgjithshme në vendet e punës.

Që nga fillimi i protestave dhe grevës, vetëm një pjesë e të punësuarve në komuna dhe ndërmarrjet publike lokale kanë marrë paga më të larta.

Kërkesën për rritje të pagave LSM e konsideron si masë të nevojshme, që punonjësit t’i bëjnë ballë rritjes së çmimeve të ushqimeve dhe energjisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat