OBRM-PDUKM prej sot nis bllokimin e Maqedonisë së Veriut

Maqedonia

OBRM-PDUKM prej sot nis bllokimin e Maqedonisë së Veriut

Më: 8 korrik 2022 Në ora: 09:43
Foto ilustrim

Pas gjashtë ditëve protesta nëpër Shkup, OBRM-PDUKM-ja ka thënë se prej sot do të bllokojë disa rrugë kryesore nëpër Maqedoni.

“Vazhdojmë me bllokada në mbarë Maqedoninë. Në 4 vende, në Shkup para Qeverisë, si dhe bllokimi i rrugëve kryesore Shtip-Veles, Strumicë-Radovish dhe Pletvar-Prilep. I bëjmë thirrje masës që t’i thotë JO ultimatumit për bullgarizimin e Maqedonisë, JO brutalitetit dhe komisariateve, PO të ardhmes së Maqedonisë.

Të shtunën nuk do të ketë protesta në shenjë respekti për bashkëqytetarët myslimanë që festojnë festën. Vazhdojmë të protestojmë masivisht në Shkup, të dielën në orën 19:00 para Qeverisë” thonë nga OBRM-PDUKM.

Përndryshe, OBRM-PDUKM ka nisor protesta kundër propozimit francez për normalizimin e marrëdhënieve Maqedoni e Veriut – Bullgari për një të ardhme në BE për Maqedoninë. Kujtojmë se protokolli i njejtë është votuar edhe nga qeveria edhe nga kuvendi bullgar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat