Kiril Petkov: Nëse dëshiron të zhvillohet, rruga evropiane është e vetmja për Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Kiril Petkov: Nëse dëshiron të zhvillohet, rruga evropiane është e vetmja për Maqedoninë e Veriut

Më: 10 korrik 2022 Në ora: 10:24
Kiril Petkov

Kryeministri bullgar i dorëhequr, Kiril Petkov, në një intervistë për “BTV”, e ka vlerësuar jashtëzakonisht të mirë propozimin e presidencës franceze të Bashkimit Evropian, gjë që ka bërë që edhe qëndrimet bullgare të bëhen evropiane.

Ajo që po ndodh tani në Maqedoni, thotë Petkov, është sepse për momentin e kanë shumë të vështirë t’i pranojnë ato pozita, por, siç thotë ai, duhet ta bëjnë nëse duan të zgjedhin rrugën evropiane.

“Në Maqedoni duhet të kuptojnë se nëse duan të zhvillohen, rruga evropiane është e vetmja rrugë për atë vend”, thotë Petkov.

Sipas tij, do të ishte e tmerrshme nëse Shqipëria do të vazhdonte procesin e anëtarësimit për në Bashkimin Evropian, ndërsa Maqedonia do të mbetej jashtë tij.

Ai vlerësoi edhe ministren e Punëve të Jashtme Teodora Gençovska nga partia e Slavi Trifunov dhe ekipin e tij për politikë të jashtme për punën në këtë çështje.

Duke komentuar mosformimin e qeverisë së re, ai thotë se në Bullgari tema e Maqedonisë përdoret si mjegull për të shpërqendruar vëmendjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat