Zhduken në plazhin e Halkidikisë dy të rinj nga Maqedonia e Veriut

Maqedonia

Zhduken në plazhin e Halkidikisë dy të rinj nga Maqedonia e Veriut

Më: 10 korrik 2022 Në ora: 11:37
Foto ilustrim

Zhduken në mënyrë misterioze në plazhin e Halkidikisë dy të rinj nga Maqedonia e Veriut.

Dy turistë kanë hyrë për tu larë në det dhe nuk kanë dalë më.

Sipas informacioneve paraprake, roja bregdetare ka marrë një sinjalizim dje rreth orës 18:00 se tre persona kanë hyrë në det dhe nuk janë kthyer më.

Pas ndërhyrjes së menjëhershme është bërë i mundur shpëtimi i një 25-vjeçari ndërkohë që ende nuk ka gjurmë për dy të rinjtë e tjerë të moshave 28 dhe 30 vjeç.

“Tre të rinjtë erdhën nga Shkupi për të festuar ditëlindjen e një miku” tha Anastasia Chalkia, kryetare e bashkisë Kassandra në Halkidiki. Kërkimet për gjetjen e tyre vazhdojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat