Dje në Maqedoni janë gjobitur 992 shoferë për vozitje të shpejtë

Maqedonia

Dje në Maqedoni janë gjobitur 992 shoferë për vozitje të shpejtë

Më: 11 korrik 2022 Në ora: 09:52
Foto ilustrim

Ministria për Punë të Brendshme në Maqedoni informon se gjatë ditës së djeshme ka realizuar aksion kontrollues në territorin e të gjithë shtetit për të sanksionuar makinat që lëvizin me shpejtësi më të madhe se e lejuara.

Në këtë aksion, MPB informon se janë gjobitur gjithsej 992 shoferë.

Prej tyre, 100 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe 30 automjete me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë. Në të njëjtën kohë, 443 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, ndërsa 549 jashtë vendbanimeve”.

Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB Maqedoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat