OBRM-PDUKM: Propozimin që pushteti dëshiron ta kalojë në Kuvend është në dëm të interesave maqedonase

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Propozimin që pushteti dëshiron ta kalojë në Kuvend është në dëm të interesave maqedonase

Më: 11 korrik 2022 Në ora: 11:59
Foto ilustrim

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, vazhdon ta kundërshtoj propozimin francez si mundësi për zhbllokimin e negociatave dhe heqjen e vetos bullgare kundër fillimit të negociatave të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian.

Nga kjo parti thonë se “Kovaçevski dhe Osmani të mos e fshehin protokollin sepse protokolli do të thotë bullgarizim i shtetit dhe populli është kundër këtij propozimi”.

Qeveria së pari thotë se do ta publikojë, ndërsa tani për javën e dytë me radhë nuk e akuzon protokollin. Propozimi që pushteti dëshiron të kalojë nëpër Kuvendi është në dëm të interesave nacionale maqedonase. Me propozimin i jepet të drejtë Bullgarisë dhe e shkruan librat e historisë në Maqedoni dhe e bllokon vendin në rrugën drejtë BE-së, nëse diçka nuk i pëlqen. Qeveria nuk mbanë llogari për interesat maqedonase, ata vetëm dëshirojnë të bëjnë fotografi në Bruksel, dhe ta lënë Maqedoninë me një ton probleme”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Sipas tyre, pushteti nuk duhet të injorojë popullin dhe se propozimi duhet të hidhet poshtë dhe të mos shfrytëzohen deputetet e shumicës për të votuar diçka që është në dëm të Maqedonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat