Gjobiten 114 shoferë për shkelje të rregullave të trafikut në Shkup

Maqedonia

Gjobiten 114 shoferë për shkelje të rregullave të trafikut në Shkup

Më: 12 korrik 2022 Në ora: 09:44
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme informon se gjatë ditës së djeshme (11.07.2022) ka vazhduar me intensifikimin e kontrolleve të veprimit në fushën e trafikut.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 114 masa, nga të cilat 46 sanksione për vozitje me shpejtësi të kufizuar, tetë masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, shtatë sanksione për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave, tri masa për shfrytëzim të celularit gjatë vozitjes.

“Kontrollet e përmirësuara të veprimit vazhdojnë.

Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB Maqedoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat