Shaqiri: Bashkëpunimi me sektorin joqeveritar përforcon ndërkulturalizmin dhe dialogun mes bashkësive

Maqedonia

Shaqiri: Bashkëpunimi me sektorin joqeveritar përforcon ndërkulturalizmin dhe dialogun mes bashkësive

Më: 12 korrik 2022 Në ora: 14:45
Jeton Shaqiri

Bashkëpunimi ndërmjet shtetit dhe sektorit joqeveritar është një nga kushtet për zhvillimin dhe përforcimin e ndërkulturalizmit, respektit reciptor dhe bashkëpunimit ndërmjet bashkësive në vend.

Kështu deklaroi ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, gjatë nënshkrimit të Memorandumit për bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Nansen-Qendrës për Dialog nga Shkupi.

Qëllimi i këtij Memorandumi është thellimi i bashkëpunimit dhe marrja e masave dhe aktiviteteve për të mbështetur zhvillimin e vazhdueshëm profesional të subjekteve edukativo-arsimore në fushën e ndërkulturalizmit, kontributit në zhvillimin e ndërkulturës strategjike dhe inovative si dhe qasjet dhe praktikat.

“Nënshkrimi i këtij memorandumi është vazhdimësi e bashkëpunimit të suksesshëm me Qendrën për Dialog Nansen, e cila viteve të fundit po zhvillon trajnime dhe udhëtime studimore për mësimdhënësit e shkollave fillore dhe të mesme, me të vetmin qëllim promovimin dhe zhvillimin e ndërkulturalizmit në arsim në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, u shpreh Shaqiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat