Sela: Duhet ta pranojmë propozimin francez

Maqedonia

Sela: Duhet ta pranojmë propozimin francez

Më: 13 korrik 2022 Në ora: 13:32
Ziadin Sela

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, tha se Maqedonia e Veriut “duhet të pranojë propozimin francez pas heqjes së vetos së Bullgarisë për të hapur negociatat me BE-në”.

Në një intervistë për “Ora News”, Sela theksoi se shqiptarët nuk duhet të mbeten peng i konflikteve që riciklohen dhe përsëriten çdo katër deri në pesë vjet.

Kjo është oferta që Maqedonia e Veriut ka në tryezë dhe duhet marrë shumë seriozisht. Vendimi nuk është nëse do të pranohet apo jo pakoja apo propozimi francez, por zgjedhja që duhet të bëjë Maqedonia e Veriut është nëse do të vazhdojë apo jo rrugën evropiane”.

Nëse na pyesin, ne e kemi shprehur hapur qëndrimin tonë. Jemi për vazhdimin e këtij rrugëtimi që kalon përmes pranimit të propozimit francez”, tha Sela.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat