Propozimi francez sot para deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë

Maqedonia

Propozimi francez sot para deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë

Më: 14 korrik 2022 Në ora: 08:38
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut

Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë sot do të fillojnë diskutimin për propozimin francez, për të cilin dy blloqet politike kanë qëndrime të kundërta.

LSDM-ja ka përgatitur propozim konkluzione të cilat do ta detyrojnë qeverinë të mos negociojë për identitetin.

OBRM-PDUKM-ja opozitare thotë se konkluzionet nuk do të kenë asnjë peshë nëse nuk e ndryshojnë kornizën negociuese. Para deputetëve fjalim do të mbajë edhe kryetarja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski dje në një intervistë për AIM ftoi deputetët të mendojnë si burrështetas dhe të vendosin përpara interesat e vendit, në vend të interesave partiake. Nga LSDM-ja thonë se çështja e mbarëvajtjes së seancës varet nga kryetari i Kuvendit kurse ata i kanë gati propozim-konkluzionet që synojnë t’i miratojnë.

Ndryshe, në kohën kur von der Leyen do të mbajë fjalimin është paralajmëruar protestë, për të kundërshtuar miratimin e propozimit francez për të zgjidhur kontestin me Bullgarinë.

Ministri për Punë të Brendshme, Oliver Spasovski siguroi se do të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme të sigurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat