LSDM: Para Kuvendit sot është një vendim i rëndësishëm për të ardhmen e vendit

Maqedonia

LSDM: Para Kuvendit sot është një vendim i rëndësishëm për të ardhmen e vendit

Më: 14 korrik 2022 Në ora: 09:44
Foto ilustrim

Propozimi i fundit evropian siguron fillimin e negociatave me BE-në dhe formulim të pastë, gjegjësisht të gjuhës maqedonase në BE, thonë nga LSDM.

“Gjuha maqedonase pa nuanca, pa shtesa do të bëhet një nga gjuhët zyrtare e BE-së, ndërsa legjislacioni i BE-së do të përkthehet edhe në gjuhën maqedonase. Maqedonasit që flasin gjuhën maqedonase në BE. Kjo nënkupton mbylljen e të gjitha çështjeve identitare dhe një identitet të siguruar maqedonas.

Ky është realizimi i një qëllimi tjetër strategjik, fillimi i negociatave dhe anëtarësimi në BE, si maqedonas me gjuhën maqedonase. Sot para Kuvendit është një vendim i rëndësishëm për të ardhmen e vendit dhe vazhdimin e rrugës evropiane”, thonë nga LSDM.

Nga atje thonë se koha është për vendime. Të gjithë deputetët të kyçen në proces për miratimin e përfundimeve, të japin kontributin e tyre që Kuvendi të vazhdojë rrugën evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat