Kërcënohet deputeti Panço Minov

Maqedonia

Kërcënohet deputeti Panço Minov

Më: 14 korrik 2022 Në ora: 14:04
Panço Minov

MPB njofton se deputeti nga radhët e koalicionit qeverisës, Panço Minov në polici ka paraqitur se ka marr kërcënime përmes telefonit, në prag të seancën kuvendore në të cilën deputetët do të debatojnë për “propozimin francez”.

“Më 13.07.2022 në orën 20:00 në policinë e Kavadarit nga ana e P.M. (64) ka paraqitur se në telefonin e tij ka marrë disa mesazhe me përmbajtje kërcënuese.

Nga ana e policisë së Kavadarit janë ndërmarrë masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat